• Themelimi

    Qendra “ALTERNATIVA”  është një organizatë jo fitim prurëse e themeluar më 31 Mars 2010 me vendim të gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë më 10 Maj 2010 me një NIPT të sajin. Në stafin e saj ajo përfshin në vetvete individualitete me një përgatitje të thellë në drejtim të kërkimit shkencor dhe social, në drejtim të mjedisit si dhe në politikat e zhvillimit publik. Qëllimi i qendrës është të kontribuojë në hartimin, analizën, zbatimin dhe monitorimin e politikave socio-ekonomike lidhur me zhvillimin kombëtar në fushat e shëndetit publik, mjedisit, arsimit dhe mbrojtjes sociale në Shqipëri në përputhje me standardet dhe politikat e BE dhe bazuar në parimet e te drejtave të njeriut të mbrojtura nga konventat ndërkombëtare.

  • Drejtimet kryesore të aktivitetit të saj janë:

    • Të lobojë dhe marrë pjesë në hartimin dhe vënien në zbatim të politikave sociale;
    • Të analizoje dhe prodhojë të dhëna lidhur me gjendjen socio-ekonomike të Shqipërisë përfshirë grupet me nevoja të veçanta;
    • Të prodhojë dhe të analizojë të dhëna lidhur me zbatimin e ligjeve dhe politikave në nivel kombëtar dhe rajonal;
    • Të promovojë dhe demonstrojë standardet më të larta të administrimit dhe vendimmarrjes së autoriteteve qendrore dhe lokale
    • Të ndihmojë në ngritjen e kapaciteteve qendrore dhe lokale për hartimin dhe zbatimin e politikave sociale bashkëkohore duke promovuar përvojat më të mira ndërkombëtare
    • Fuqizimi i aktivitetit social dhe qytetar të publikut;
    • Bashkëpunim me institucionet qendrore dhe lokale, me organizata, grupime të shoqërisë civile dhe subjekte të tjera, etj.

    Për arritjen e qëllimit të saj Qendra do të kryejë aktivitete si konsulencë dhe shkëmbim përvoje, ngritje kapacitetesh qendrore dhe lokale nëpërmjet organizimit të konferencave dhe takimeve, programeve të trajnimit, seminareve, studime dhe botime, ofrime shërbimesh në terren etj.

  • Stafi

    Qendra “ALTERNATIVA” ka një staf të përhershëm administrativ dhe drejtues si dhe një numër të madh konsulentësh që kontribuojnë në hartimin dhe realizimin e projekteve të fushave të ndryshme. Këtu përfshihen një numër studiuesish, ku përfshihen media, përfaqësues ligjor dhe financiar si dhe një numër institucionesh shqiptare dhe ndërkombëtare me të cilat bashkëpunon dhe shkëmben eksperienca.

    Qendra “ALTERNATIV është pjesë e koalicionit për Shëndetin Riprodhues ftuar nga Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Popullatës,  është anëtare e OJQ-ve të rrjetit kundër HIV/AIDS,  dhe një anëtare e asociuar të organizatave të tjera të rajonit si YWCA, Balkan Youth Link, etj.

    Qendra “ALTERNATIVA ka zyrat e saj të pajisura me kompjutera, printer, fotokopje, telefon etj duke krijuar një mjedis të nevojshëm për realizimin e projekteve të saj.

    Tek Qendra Alternativa do të gjeni një mbështetje dhe një partner të besueshëm dhe profesional!